Sot 26 vjet nga themelimi i TMK-së
Sot shënohet 26-vjetori i themelimit të TMK-së, e cila u krijua pas marrëveshjes së Kumanovës dhe asaj të Rambujesë, si rezultat i transformimit të UÇK-së pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999.
TMK-ja, e udhëhequr nga Gjeneral-lejtnant Agim Çeku, kishte për detyrë ndihmën në raste fatkeqësish natyrore, pastrimin e minave dhe rindërtimin pas luftës.
Më 2007, sipas Planit të Ahtisaarit, u parashikua shpërbërja e TMK-së dhe krijimi i një force të re sigurie:
“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës. Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.
Më 21 janar 2009 u themelua FSK-ja, ndërsa shtatë vite më parë, ajo u shndërrua në ushtri të Kosovës.