Sonte finalja e Eurovizion 2025, Shkodra Elektronike performon e fundit

Sonte pritet një natë spektakolare në skenën e Eurovizionit, ku do të zhvillohet finalja e madhe e edicionit të 69-të të këtij festivali ndërkombëtar muzikor. Në skenë do të ngjiten 26 shtete finaliste që do të garojnë për trofeun e shumëpritur.

Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike, të cilët do të performojnë këngën “Zjerm”. Ata do të mbyllin natën finale, duke u ngjitur në skenë të fundit në renditje – në pozitën e 26-të, që njëherësh është edhe kodi i votimit për publikun.

Me një kombinim të risive elektronike dhe motiveve tradicionale shqiptare, “Zjerm” ka sjellë një frymë të freskët, moderne dhe krejtësisht autentike në këtë edicion të Eurovizionit.

Finalja pritet të sjellë surpriza të shumta. Fituesi i vitit të kaluar, Mimo, përfaqësuesi i Zvicrës, do të rikthehet në skenë për të interpretuar projektin e tij më të ri muzikor.

Në moderimin e finales, Hancel Bruger dhe Sandra Shtuder do të kenë edhe një bashkë-prezantuese të veçantë – yllin italian të televizionit, Michelle Hunziker.

Publiku shqiptar që ndodhet jashtë vendit mund të votojë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të Shqipërisë. Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare. Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote.

Nga Kosova, votimi është i mundur përmes linkut www.esc.vote, deri në fillimin e shfaqjes në orën 21:00.

Lexo edhe:  Varroset sot në Skenderaj 18 vjeçarja që u godit për vdekje në Fushë Kosovë