Sondazh me 10 mijë vota: Ja kush duhet te dalë sonte nga BBVK sipas votuesve

Këtë të premte do të ndodhë eliminimi i dytë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Banorët e nominuar këtë javë janë gjithsej gjashtë: Meti Alshiqi, Ylli Dërvishi (Buci), Gani Gërmia, Santiana Maloku, Ledi Vokshi, Linda Halimi dhe Monika Salihu.

Telegrafi të hënën ka hapur një sondazh online për të pyetur lexuesit se kush mendojnë se është banori që duhet të largohet këtë javë nga shtëpia e BBVK.

Personi më i votuar për të dalë rezulton të jetë këngëtarja Ledi Vokshi me 22 për qind, pasuar nga Monika Salihu me 20 për qind.

E treta në renditje është këngëtarja e njohur me prejardhje nga Vitia, Linda Halimi me 19 për qind, ndjekur nga Ylli Dërvishi me 19 për qind dhe Santiana Maloku me 11 për qind.

Dy banorët më pak të votuar për të dalë janë Meti Alshiqi me tetë për qind dhe Gani Gërmia me shtatë për qind.

Lexo edhe:  Ndodh edhe kjo, renë e Mihrijes e zë gjumi në kafiteri, publikohen pamjet