Skenderajt i shtohen edhe tre specialistë të Mjekësisë Familjare

Mjekësisë Familjare në Komunën e Skenderajt i janë shtuar tre specialistë të rinj.

Dr.Venera Berani, Dr.Bashkim Nura dhe Dr.Florentina Bajraktari tashmë janë pjesë e stafit mjekësor të Skenderajt, të cilët do të kujdesën për qytetarët e kësaj komune.

Mjekët vazhdojnë të jenë ndër kategoritë më të respektuara në vend, të cilët, përkundër pakënaqësive se si trajtohen nga shteti, kanë treguar profesionalizëm në punën e tyre.

Viteve të fundit është rritur shqetësimi, pas numrit të madh të mjekëve që kanë lëshuar Kosovën, pas mundësive më të mira për punë jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. /Jepizë

Lexo edhe:  E tmerrshme: 11-vjeçarja e dhunuar te parku “Arbëria”, dhunohet edhe në strehimore – tash nga një e mitur