Skenderaj: Vdes veprimtari dhe veterani i arsimit
Ka ndërruar jetë Rizah Çitaku nga fshati Çitak i Komunëses së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Rizah Çitaku, ishte njëri nga veprimtarët e shquar të përpjekjeve për liri dhe shtet të Kosovës, aktivist dhe i përndjekur politik, pishtar i arsimit në Skenderaj.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmës rrjetit social facebook”.
“Njoftojm familjar ,miq e dashamire se varrimi i me te dashurit tone behet sot(07.12.2023) ne varrezat e fshatit Çitak ne ora 15:00”.