“Skenari i Vjosa Osmanit për ta rrëzuar Albin Kurtin”, sipas Bekim Haxhiut të PDK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, nuk e ka përjashtuar mundësinë që presidentja Vjosa Osmani përmes deputetëve të GUXO mund ta rrëzojnë Albin Kurtin, pasi thotë se nuk e kanë më komunikimin siç e kanë pasur në fillim.

Ai thotë se ka një kohë të gjatë deputet e GUXO-s nuk dalin me i mbrojt ministrat e VV-së dhe anasjelltas, ose këta të GUXO-s që sipas tij i bëjnë pytetjet parlametare vetëm ministrave të tyre.

“E ka pa (Vjosa Osmani) që Kurti po e çon vendin drejt humnerës dhe relacionet me SHBA-në dhe nesër mund t’i bëjë votat me rrëzu Qeverinë. Mund të bëhen votat se ka goxha fragjilitet brenda grupit parlamentar. Nëse i shikojmë rastet e fundit, deputetët që spo i mbështetin vendimet e Qeverise Kurti dhe projektligjet, janë 8-12 edhe deputetët e GUXO, atëherë bëhen numrat me rrëzu Qeverinë sepse opozita nuk i ka numrat. Ose Vjosa Osmani do të marrë hap jo me rrëzu Albinin prej pushteti, por momentumi është me shpëtu Kosovën, sepse Kurti po e çon vendin drejt humnerës”, ka thënë Haxhiu në DPT te Fidani

Lexo edhe:  ATK thirrje taksive: Pajisuni me sistem fiskal fiskal të veçantë për TAXI