Skandaloze: Tifozët qipriot shpalosin banerin “Kosova është Serbi”, ndeshja ndërpritet për pak çaste

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Qipros, duel ky i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ po avancojnë me rezultat 2-0 ndaj qipriotëve pas 45 minutëshit të parë.

Dy golat i realizoi sulmuesi Vedat Muriqi. I pari erdhi nga pika e penalltisë në minutën e 9-të, teksa tjetri në minutën e 22-të pas një goditje të bukur me kokë, të asistuar nga Donat Rudhani.

E gjatë pjesës së parë pati edhe një incident, ku tifozët vendas shpalosën një banderolë me përmbajtje fyese për Kosovën.

Ndeshja u ndërpre për pak çaste, pasi gjyqtari kryesor pati një komunikim me zyrtarët nga banka, për të rinisur më pas sërish ndeshja.

Lexo edhe:  Burri nga Shtimja raporton në polici se një predhë e ka goditur murin e shtëpisë së tij