Skandaloze: Pasi u tall Peci për fitore në Mitrovicë, mbyllet kanali i ‘Logjikonomisë’ në Youtube
Kanali i televizionit “Tëvë1” në YouTube është mbyllur.
Kjo ka ndodhur pasi në këtë platformë është postuar episodi i fundit i emisioni “Logjikonomia”, i cili ishte titulluar “Surla, tupana e goma rezervë”.
Ky episod ishte një tallje me festen e militanteve të VV-së pas fitores së Faton Pecit në Mitrovicë.
Kjo ka ngjallur dyshime se mbyllja e këtij kanali ka të bëj me këtë episod.
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka shprehur shqetësime për një gjë të tillë.
“Emisioni Logjikonomia që është transmetu mbrëmë nuk është më në youtube. Jam tu provu me marr info çka ka ndiku në mbylljen e kanalit të televizionit në youtube. Shumë shqetësuese për besë”, ka shkruar Kusari në profilin e saj në “Facebook”.
Edhe eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, ka shprehur dyshimet e tij për këtë veprim.
Në profilin tij në “Facebook”, ai ka dhënë disa detaje se si ka mundur të ndodh një gjë e tillë.
“Ruajeni kete postim diku! Per me fshi nje profil, nje faqe, nje kanal ne rrjete sociale me reports eshte procedure qe merr kohe dhe veshtire e mundshme ne shumicen e rasteve. Kompanite e rrjeteve sociale ofrojne akcese te ndryshme per institucione e agjensione te ndryshme, ku kerkesave per mbyllje apo cfaredo kerkese tjeter i jepet pergjigjje brenda minutave apo disa oreve, me se largu brenda 24 oreve. Ketu ne Kosove, muajt e fundit dikush eshte duke e keqperdorur nje akces te tille, e koha do ta deshmoj se kush dhe pse”, ka shkruar ai.

