Skandaloze: Gjyqtari godet me trofe trajnerin kosovar në turneun e kikboksit në Mal të Zi

Turneu tradicional dhe ndërkombëtar i kikboksit “Cetinje – Montenegro Fight III”, që është mbajtur mbrëmë në Cetinje të Malit të Zi, do të mbahet në mend, fatkeqësisht, për një incident të pabesueshëm.

Në fakt, gjyqtari Fegja Tbronja pas një lufte, e ka goditur me trofe në fytyrë trajnerin nga Kosova, Nart Mehmeti.

Në xhirimin e publikuar nga mediumet në Mal të Zi, shihet se si trajneri i kikboksierit 16-vjeçar nga Kosova, futet në ring pas meçit me Luka Hebero dhe bën me gjeste dhe i bërtet duke shkuar në drejtim të trajnerit të kundërshtarit, Andreja Gjelosheviq.

Duke pasur parasysh se në ring nuk guxon të jetë askush tjetër veq gjyqtarit dhe kikboksierëve, referi Trbonja disa herë është munduar ta largoj trajnerin kosovaer.

Megjithatë, trajneri nga Kosova, Mehmeti e ka qëlluar disa herë në duar gjyqtarin, dhe Trbonja duket se ka humbur nervat dhe ka reaguar në mënyrë të papritur dhe të pabesueshme.

Ai ka reaguar në mënyrë të ndaluar, duke e qëlluar trajnerin Mehmeti me trofe në fytyrë dhe pas këtij veprimi trajneri nga Kosova ka tentuar sërish të futet në ring për të “qëruar hesapet” me gjyqtarin Trbonja por ka intervenuar sigurimi.

Mediumet në Mal të Zi kanë shkruar se kështu i ka rënë një “hije e keqe” turneut madhështor që mbahet me rastin e 13 nëntorit, datë kjo që përkon me ditën e çlirimit të Cetinjës.

KLIKONI KËTU PËR VIDEO

Lexo edhe:  Tragjedi në Mal të Zi: Raportohet për të paktën 4 të vdekur si pasojë e zjarrit, përfshirë dy të mitur