Skandal në Ministrinë e Kulturës- “Blindohen” të gjitha daljet emergjente pasi që dyshohet se punëtorët po ikin në kafe

Tri daljet emergjente në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë mbyllur me një vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqit.

Dalja e urgjencës në një ndërtesë është një dalje e veçantë që zakonisht përdoret në raste të emergjencave të tilla si zjarri, tërmeti, vërshime etj. Por, këto raste nuk po merrena parasysh nga ministria e MKRS, konkretisht sekretari i kësaj ministrie i cili ka marr vendim për bllokimin e këtyre daljeve.

Burime të Gazetës Insajderi, brenda ministrisë kanë treguar se ky vendim është marrë që rreth një vit.

Sipas burimit, këto dyer janë mbyllur për të mos i lejuar punonjësit e ministrisë të keqpërdorin orarin e punës duke përdorur daljet emergjente për largim nga puna gjatë orarit të punës.

Ndonëse, ekzistojnë veprime të tjera administrative që mund të ndërmerren ndaj punëtorëve të papërgjegjshëm siç janë vërejtjet me shkrim ose largimi nga puna, sekretari ka marr këtë vendim drastik që mund të rrezikoj edhe jetën e punëtorëve në rast të ndonjë fatkeqësie.

Lexo edhe:  E tmerrshme: 35-vjeçari tenton ta fus me zor në veturë një vajzë në Gjakovë, Prokurori e liron