Skandal i radhës nga RTK, ndërpret transmetimin e Lojërave Olimpike për ta transmetuar Albin Kurtin

Sonte vajza kosovare, Donjeta Sadiku, shënoi fitore të jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike dhe nisi rrugën drejt medaljes.

E kur po transmetoheshin ndeshjet e lojërave olimpike – transmetim të cilin në Kosovë e bën RTK, këta të fundit e ndërprenë atë.

Arsyeja e ndërprerjes së transmetimit të lojërave olimpike që po mbahen në Paris, ishte transmetimi i Albin Kurtit në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës.

Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më herët, po thotë deputeti Behxhet Pacolli – i cili reagoi i nervozuar pas këtij skandali.

Reagimi i plotë nga Pacolli:

Asnjëherë më parë nuk kam përjetuar që televizioni publik të ndërpresë transmetimin e lojërave olimpike për të transmetuar një intervistë me Kryeministrin e Kosovës.” Kjo
ndodhi sonte nga Rtk qe ishte duke transmetuar boxin e lojrave olympike nga Parisi!😡

Lexo edhe:  Të shtëna armësh në Ferizaj, dyshohet për dy të plagosur