Skandal: Flamuri i Kosovës ngrihet mbrapsht në ceremoninë shtetërore
Kosova sot shënon 17-të vjetorin e Pavarësisë dhe me këtë rast janë organizuar disa ceremoni. Ndër të tjera, ishte edhe ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Të rreshtuar para tij ishin presidentja, kryeministri e komandanti i FSK-së, por jo gjithçka shkoi sipas planit.
Flamuri i Kosovës që u ngrit nga ushtarët e FSK-së ishte vendosur mbrapsht.
Kjo shihet në formën që ka marrë harta në qendër të flamurit, e cila është në anën e kundërt.