S’ka bllokim të vizitës për opozitën: Krasniqi e Abdixhiku udhëtojnë për në SHBA
Dy liderët e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, javën e ardhshme do të jenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimet brenda PDK-së thonë se Krasniqi javën e ardhshme do të jetë në SHBA, pa treguar për ditën kur do të niset.
Po ashtu burime të Gazetës Express brenda LDK-së thonë se Abdixhiku do të niset në SHBA të dielën, ku gjatë javës së ardhshme do të takohet me senatorë e kongresmenë amerikanë /gazetaexpress