“Sjellje skizofrenike”- Pacolli thotë se po shfrytëzohet tragjedia e Liridonës për vëmendje nga disa individë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli sërish ka reaguar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt duke iu përgjigjur deklaratave të shumta për të.
Ai thotë se nuk mori pjesë në varrim pasi është duke “e ndjekur një rrugë të gjatë dhe të planifikuar 6 muaj më parë”.

Megjithatë, Pacolli thekson se në mungesë të tij, u përkujdesën vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e tij.

Reagimi i plotë:

Nga distanca shoh disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim ( like) në platformat mediatike.

Është e rëndësishme të ekspozohen dhe të kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve.

Kjo do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun dhe seriozitetin e vetë medias.

Për ta sqaruar publikun, jam duke ndjekur një rrugë të gjatë dhe të planifikuar 6 muaj më parë, e cila më ka penguar të marr pjesë në varrim (për çka janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi).

Lexo edhe:  Vajza 13-vjeçare e zhdukur në Fushë Kosovë raporton se kreu marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçar