Situatë alarmante, zjarri iu afrohet shtëpive në fshatin Sferkë të Klinës
Në Kosovë ditëve të fundit shkaku i temperaturave të larta dhe pakujdesisë së njerëzve janë krijuar disa vatra të zjarrit të cilët po i rrezikojnë edhe vendbanimet.
Një situatë alarmante po paraqitet edhe në fshatin Sferkë të komunës së Klinës.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Qëndrim Millaku.
“Deri para gjysmë ore zjarri ka qenë larg shtëpive, tani ka filluar të afrohet në drejtim të shtëpive. Në vendin e ngjarjes janë njësitet e zjarrfikësve”, tha Millaku për Klankosova.tv
“Po ballafaqohemi me zjarre të shumta. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, me FSK e KFOR por deri më tani s’kemi marrë ndonjë përgjigje”, theksoi ai.
Ai theksoi se po ashtu kërkesë për ndihmë kanë bërë edhe tek komunat fqinje.
“Kemi kërkuar ndihmë edhe tek këto komunat fqinje. Unë personalisht kam telefonuar në Rahovec, por edhe ato komuna nuk po kanë mundësi të na dalin në ndihmë, shkaku se edhe ato po ballafaqohen me zjarre, ashtu sikurse edhe ne që nuk po kemi mundësi t’ju ndihmë tjerave”.
Rasti më i theksuar i zjarrit ishte ajo e Prevallës.
Për t’i shuar flakët, në ndihmë është dashur të del KFOR-i me helikopterët e tyre