Sindikata i viziton në spital policët që u vetëaksidentuan në Zveçan – sigurimi i plotë shëndetësor i domosdoshëm

Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë vizituar policët e lënduar në vetaksidentin në Zveçan.

Sindikata ka shprehur solidaritetin e saj për zyrtarët policorë të lënduar, duke iu uruar shërim të shpejtë dhe i ka inkurajuar ata “që të vazhdojnë me forcë dhe guxim në mbrojtje të ligjit, sigurisë dhe rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”
Ata theksojnë domosdoshmërinë e sigurimit të plotë shëndetësor për policët.

“Ngjarje e fundit dhe ngjarje të tilla theksojnë domosdoshmërinë e sigurimit të plotë shëndetësor për policin e Kosovës që çdo ditë përballen me rreziqe të shumta. Sindikata i bën thirrje edhe një herë institucioneve shtetërore të trajtojnë me prioritet sigurimin shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Përkushtimi ndaj mirëqenies së policëve nuk është vetëm një detyrim ndaj tyre, por një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe efikasitetit në shërbim të qytetarëve”.

 

Lexo edhe:  Rast i rëndë i dhunës: dy persona me maska e dhunojnë një femër në veturë