Sillej pa patentë shofer, 35-vjeçarin nga Istogu e zë sherri me Policinë e Trafikut

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Dobrushë të Istogut, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një polic i cili ishte në detyrë zyrtare,.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnate, derisa Policia ishte në një pikë kontrolli dhe ndaloi një veturë. Gjatë kontrollit dhe verifikimit të shoferit, rezultoi se i njëjti nuk posedon patentë shofer dhe pasoi gjoba.

Por kjo siç duket e mllefosi të dyshuarin, i cili nuk hezitoi që t’i pengojë zyrtarët policorë, e madje edhe me kërcënime e sjellje agresive, duke i kanosur seriozisht ata.

Kjo situatë i detyroi policët që të marrin masa parandaluese duke e arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrave zyrtare”.

Lexo edhe:  Punonte si postier në Zvicër, kosovari vodhi 50 paketa me telefona dhe erdhi e i shiti në Kosovë – i dëmtoi mbi 27 mijë euro