Sigurimi gjen “iPhone” të fshehur në TV-në në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë

Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar se brenda TV-së së sjellë nga vizitori, në mënyrë të kamufluar, ishte fshehur një telefon i tipit iPhone.

I burgosuri ndaj të cilit ishte dedikuar iPhone-i është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

Vizita është anuluar dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative që rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj” thuhet në njoftimin e Qendrës.

 

Lexo edhe:  Ikja e punëtorëve nga Kosova, kompanive u kërkohet urgjentisht t’i rrisin pagat