Sigurimet shëndetësore, Haxhiu: Kurti sot publikisht e paska pranuar se ka dështuar në shëndetësi

Deputeti Bekim Haxhiu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka folur për sigurimet shëndetësore.

Ai ka thënë se i pari i qeverisë e ka pranuar sot publikisht se ka dështuar në sektorin e shëndetësisë

“Albin Kurti sot publikisht e paska pranuar se ka dështuar në sektorin e shëndetësisë. Ai e paska pranuar se ka mashtruar kur ka premtuar se në mandatin e tij do të implementohen Sigurimet Shëndetësore. Për 4 vite Kurti dhe Qeveria e tij nuk kanë arritë ta sjellin në Kuvend, Ligjin për Sigurimet Shëndetësore për plotësim dhe ndryshim të disa neneve të tij. Gjithashtu ka dështuar në miratimin e Ligjit për Shëndetësi. Për 4 vite nuk kanë qenë në gjendje ta miratojnë një Strategji të Shëndetësisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ai e ka kritikuar Kurtin që në këtë sektor po merret vetëm me fasada të disa klinikave.

“Si pasojë e këtij keqmenaxhimi dhe keqpërdorimeve kemi lista të gjata të pritjes për pacientët, ikje të personelit shëndetësor. Albin Kurti si kryeministër dhe kryetar i vete-emëruar i Komisionit për Shëndetësi është përgjegjës për dështimer në shëndetësi, andaj merrret me fasada e renovime të cilat buxhetit të shtetit po i kushtojnë shumë shtrenjtë.

Ju lutem shikoni kontratat e renovimit në Gjinekologji dhe Urologji, janë kriminale ato kontrata ku metri katror i renovimit paguhet rreth 2 mijë euro. Këta vjedhen giatë pandemisë e po vazhdojnë të vjedhin edhe sot me renovime e fasada ne shëndetësi. Është kriminale të shpenzohen miliona euro ne fasada e renovime me çmime astronomike e të mos shtohen kapacitetet për trajtim të pacientëve e te mbesim pa sigurime shëndetësore”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo edhe:  Ngjarja tragjike për familjen kosovare: Ky është 39-vjeçari që u gjet i vdekur disa orë pasi la veturën në mal