Siguri Zyrtarja policore dyshohet se kreu vetëvrasje me armën e djalit polic, Prokuroria dhe IPK nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje Viktima është Lumnije Dervodeli Borovci, e cila qe një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se akti i rëndë dyshohet se është kryer me armën e djalit të saj, i cili është zyrtar policor, pasi arma e saj i ishte marrë më herët për shkak të problemeve shëndetësore .

Lidhur me rastin, tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë.”

Sinjali ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Gjilanit, i cili tha se akoma është herët të deklarohen për rastin, por që bëri të ditur se Policia dhe prokurori kujdestar ndodhen në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  ‘Dora’ e butë e Prokurorisë, lirohet nipi i Kaçës që dyshohet se kërcënoi policin e Njësisë Speciale në Mitrovicë