Tentoi të fuste ilegalisht speca dhe dardha nga Serbia, i dyshuari kapet ‘mat’ nga Policia

 

Policia e Kosovës e ka ndaluar një person, i cili po lëvizte ilegalisht nga Serbia në Kosovë me një furgon.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, Policia ka gjetur rreth 800 kg dardhë dhe 2700 kg speca pa dokumente përcjellëse.

“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje në përbërje nga Dogana dhe Policia Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Serbi-Kosovë, me ç’rast me datë 25.10.2024 njësia e lartcekur ka vënë re një kombi/furgon duke lëvizur ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

I njëjti është ndaluar dhe gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar kishte të ngarkuar mallra të ndryshme rreth 800 kg dardhë dhe 2700 kg speca pa dokumente përcjellëse. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.

Lexo edhe:  Dridhet Shkupi, tërmet në Maqedoninë e Veriut