Si u ndje kur pa puthjen e Eglit dhe Gjestit? Kështu përgjigjet Xheneta

Ish-banorja e BBVK-s, Xheneta Fetahu, nuk hezitoi të jepte një përgjigje se si ishte ndjerë, kur e ka pas puthjen mes Gjestit dhe Eglit.

“S’kam as pse me u ndje mirë as keq, s’ka të bëj diçka me mua. Nuk ndikon tek unë. Nëse ata vendosin me kon bashkë në lidhje atëherë suksese”, u përgjigj Xheneta.

Ish-banorja e BBVK-s, ka folur gjithashtu edhe për çështje të tjera që përfshinin ish-partnerin e saj.

Përndryshe Xheneta ka qenë një personazh tejet i komentuar edhe pas përfundimit të BBVK-së, për shkak të lidhjes që kishte krijuar me Gjestin brenda spektaklit.

Gjesti pas eliminimit, kishte “aderuar” në spektaklin e Shqipërisë. Aty, ai kishte krijuar një lloj afrimiteti me Eglin, por që raporti i tyre ka qenë i padefinuar.

Lexo edhe:  Mbi 7 orë pa rrymë -Sot do të ketë ndërprerje të rrymës në këto vende