Si erdhi deri te vrasja e kosovarit në Itali, ky është versioni i familjarëve
Vrasja e Ragip Kolgecit në Trevisto të Italisë, pikëlloi familjen e tij në Vraniq të Suharekës.
Kumtin e zi ata e morën nga mbesa e 52-vjeçarit që gjendet në Itali.
Për rastin familja nuk ka shumë informacion veçse dyshon se përleshjes me thika i priu një borxh prej rreth 500 euro që disa ish punëtorë nga Samadrexha ia kishin të ndjerit.
Familja Kolgeci mohon se ishin në dijeni për këtë mosmarrëveshje.
E i ndjeri para një muaji e gjysmë shkoi nga Kosova në Itali, ku me vëllain e nipat që mbetën të plagosur punonin si suvatues.
Detajet e varrimit ende nuk dihen meqë pjesa tjetër e familjes në Itali po merret me procedurat.