Si e zuri Policia e Kosovës të riun me 96 mijë dollarë amerikanë

Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet për qarkullim të parave të falsifikuara, konkretisht dollarë amerikanë.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, e ka zënë në flagrancë të dyshuarin gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan në Kosovë.

Po ashtu, shtetasit maqedonas iu konfiskuan gjithsej 96 mijë dollarë amerikanë.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është pjesë e operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL-i për luftimin e dukurisë së prodhimit dhe shpërndarjes së parave të falsifikuara. Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me prokurorin nga Prokuroria Speciale e Kosovës. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Gjatë realizimit të operacionit policor, janë konfiskuar: 960 copë kartëmonedha nga 100 $ në total 96,000.00 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë) dollarë amerikanë, një automjet i përdorur në rast nga i dyshuari dhe një telefon celular”, thuhet në komunikatë.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

 

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që ia theu nofullën 17-vjeçarit në Skenderaj pasi e shau – Gjykata merr vendim ndaj tij