Si e trazoi Shqipërinë humoristi Osman Azemi?

“Shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës”, ishte deklarata e aktorit kosovar, që trazoi Shqipërinë. Të shumta ishin reagimet kundër tij. Noizy, Stresi, Tayna dhe emra të tjerë të estradës u treguan të zëshëm ndaj Osman Azmemit. Ky i fundit mori nga ata edhe ofendime si “Trupeshk, kulugulu ta q***…,ndërroje mallin”.

Një ndër personat që reagoi ishte, drejtori i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido.

Ai e kishte quajtur trupeshk Osmanin.

“Arsyeja pse mendoj se shqiptarët e Shqipërisë janë të barabartë me ata të Kosovës nuk është se kemi Mirela Manjanin, Ava Max-in apo Tefta Tashko Koçon, por sepse nëse kërkojmë thellë mund edhe ne të gjejmë askush aq trupeshk aq sa Osman Azemi”.

Ndërsa reperi Noizy, u tregua më i ashpër në reagim duke i rekomanduar ta ndërronte mallin.

Ai e quajti aktorin kosovar “Aga”.

“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,” dëgjohet duke thënë Noizy në video, duke i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme deklaratave të aktorit.

Edhe miku i Noizyt, që po vazhdon të jetë në arrati, Stresi, gjeti kohë që të reagonte. Ky i fundit eskaloi edhe në sharje.

Në postimin e tij, Stresi shkruante: “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të holla, shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes?”.

Lexo edhe:  Vështirë të njihet, kështu dukej “Buci” i Big Brother kur e kishte fituar “Shpinë e Kosovës”

Më tej ai vazhdoi duke shtuar: “Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë, por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. Por ti Osman kulugulu ta qift kosova rozhaja kuksi maqedonia nderin tond. Njerez si ti qe jan pagu me fol kshtu meritojn një cop muti në goje. Ti kur ke arrit me sha UÇK-në bashkë me ata tjerë të humorit mos pyt mo për ty. E ka fajin kokaina e flliqt se ti bashk me ata koleget e tu pe din për kon e kom jeni tu kry mall të keq, qata noshta s’jeni mirë hajde ka tirana po bjeri ka robve tu për me ardh e tjapim mall të pastër”.

Këtyre reagimeve iu bashkëngjit sot edhe reperja nga Kosova, Tayna.

Artistja u shpreh të jetë kundër ndarjeve duke theksuar se në këtë drejtim duhet shikuar vetëm personi si individ “i mirë ose i keq”, dhe jo nëse është shqiptar nga Kosova apo Shqipëria.

“Jo po femnat jon bo kshtu, jo po djemt ashtu, jo po kta t’Shipnis jon ashtu jo po na…a pi lojna qito ndarje? Njeri mire osht i mire, i keqi i keq, pavarsisht tjerave. Biles meqe ra fjala, ftyrat publike ne Shqiperi m’kan perkrah ma s’shumti ne momente te veshtira mu si artiste shqiptare e Kosoves. Kaq”, shkroi reperja në një postim në Threads.

Çfarë tha aktori Osman Azemi pas reagime të shumta?

Osman Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, pasi nuk kanë emra të dëshmuar si: Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.

Lexo edhe:  Këta janë tre banorët që injoruan dasmën e Meritonit me Ilnisën

Ai madje shtoi se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo deklaratë e tij bëri bujë të madhe në media e gjithandej duke ngjallur kështu polemika të ndryshme.

Osmani me këtë rast ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke shprehur edhe një herë mendimin në lidhje me këtë, teksa ka renditur disa gjëra.

Ai aty ka theksuar se është për Bashkim Kombëtar.

Postimi i plotë i Osmanit (pa ndërhyrje):

Sqarim rreth keqkuptimeve pas emisionit në Klan Kosova

1. Jam i indinjuar që Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të mbaj një kampionat ndërkombëtar bashkë me Serbinë.

2. Jam i indinjuar që angazhohet një trajner serb në një klub elitar shqiptar.

3. Jam i indinjuar nga rampa e 5 eurove, e vendosur pikërisht në venën kryesore që e lidh Kosovën me Shqipërinë.

Për shkak të këtij indjimi edhe mund të jem shprehur përtej asaj që në të vërtet e ndjej:

1. Jam për Bashkim Kombëtar ashtu siq kanë qenë, janë dhe do të jenë të gjithë shqiptarët.

2. Me plazhë të Shqipnisë s’ka.

3. Me Valbonë s’ka.

4. Me Bjeshkë të Nemuna s’ka

5. Me suxhuk të Gjakovës s’ka.

5. a. Edhe i Pejës asht i mirë

6. Nuk më pëlqen speci i djegst dhe hudrat e Kinës.

Shnet e dashni për të gjithë!.