“Si 22 vjeçar e ka sjell Samsungun në Jugosllavi” – Avokati mitrovicas tregon për shkathtësitë e Ridvan Muharremit
Në seancën gjyqësore ku u vendos masa e paraburgimit për Ridvan Muharremin dhe dy zyrtarë të tjerë të MINT-it për keqpërdorim me rezerva shtetërore, pati deklarata të çuditshme nga avokati i mikut të Kurtit, Mahmut Halimit. Ky i fundit në studio televizive tregoi “aftësitë e shkëlqyera negociuese” të Ridvan Muharremit.
Halimi në T7 rrëfeu se si kuzhinieri i kryeministrit në moshën 22-vjeçare gjatë ish-Jugosllavisë e solli i pari përfaqësinë e kompanisë jugo-koreane “Samsung”, shkruan insajderi.
Ai, ndër të tjera, tregoi se si Muharremi mori telefonatë prej dikuj nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) që ta negocionte çështjen e rezervave shtetërore. Sipas tij, Muharremi më pas është ftuar nga ministrja Rozeta Hajdari në takim.