Shumica e përfaqësuesve të SBAShK-ut kundër propozimit të deputetit Gola

Deri më tani, shumica nga anëtarët lokal të SBAShK-ut që janë deklaruar, u pozicionuan kundër propozimit të deputetit Ardian Gola, propozimi i të cilit ishte që masa sindikale të ndryshohet nga greva e përgjithshme në nisje të mësimit e mos notim të nxënësve.

Takimi virtual mes SBAShK-ut dhe kryetarit të Komisionit për Arsim, Ardian Gola, po vazhdon edhe pas më shumë se një orë diskutimi, sipas burimeve nga Klan Kosova.

Takimi vjen pasi deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka propozuar që greva të zëvendësohet me atë të mosdhënies së notave për nxënësit.

“Mund të jetë një mjet i efektshëm si presion sindikal ndaj qeverisë”, ka thënë Gola duke shtuar se kjo nuk nënkupton që të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Lexo edhe:  Një djalë ndiqet nga një tufë e qenve në sheshet e Prishtinës, kalimtarët e incizojnë dhe qeshin me të!