Shtylla e ndriçimit publik bie në qendër të Prishtinës

Një shtyllë e ndriçimit publik ka rënë në rrugën kryesore te Qafa në kryeqytet, këtë mëngjes, raporton Gazeta Sinjali.

Për pasojë, është bllokuar komunikacioni.

Në vendin e ngjarjes, sipas pamjeve të publikuara, shihet se ka dalë Policia e Kosovës, teksa nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Lexo edhe:  “Me ne në qeverisje jo që nuk largohen qytetarët, por edhe ata që kanë ikur kthehen”, Molliqaj risjellë premtimin e Kurtit