Shteti ia jep EXFIS-it pompën e Milan Radojicic në Mitrovicë

Në vendin ku funksiononte NIS Petrol në Veri të Kosovës do të vendoset një pompë tjetër.

Shteti ka vendosur që këto vende t’i “gëzojë” kompania EXFIS, por procedurat si erdh deri tek ky benefit ky biznes ende nuk dihet, shkruan Jepi zë

Ish kompanisë Nis ju morën këto pompa për arsye se nuk pagoi qiran tek AKP-ja

“Jepi zë” merr vesh se kompani dhe biznese të ndryshme po shprehin interesin të investojnë në pjesën veriore, por jo të gjithëve po ju jepet mundësia nga shteti të ngrisin bizneset e tyre.

Shumica e tyre që po hapin biznese pritet të kenë sukses sepse nuk kanë konkurencë fare dhe fitimi në një mënyrë është i sigurtë.

Lexo edhe:  Organizohen qytetarët për ta ndihmuar Aliun, djaloshin e Mitrovicës