Shtetasi amerikan përfundon në QKUK pasi humbi ndjenjat – dyshohet konsum i tepruar i alkoolit
Konsumi i tepruar i alkoolit, veçanërisht në mënyrë të rregullt ose episodike në sasi të mëdha, ka ndikime të shumta negative në shëndetin fizik dhe mendor të individit.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një shtetas amerikan ka kërkuar ndihmë mjekësore emergjente pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Burime të sigurta brenda QKUK bëjnë të ditur për Sinjalin se I.C.C., 38 vjeçar është dërguar në Klinikën Emergjente rreth orës 16:30, për shkak të dyshimit për probleme shëndetësore që kishin rezultuar me humbje vetëdije.
Ndonëse dyshimi ishte për konsumim të tepërt alkooli, simptomat e manifestuara ngritnin dyshime edhe për ndonjë komplikim më serioz, ndaj trajtimi nuk kufizohej vetëm në këtë simptomë, thonë burimet e Sinjalit.
Sipas të njëjtave burime, ai i është nënshtruar kontrollit mjekësor, mjekët kanë përshkruar terapi hidratuese.
Pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetë dhe nën përkujdesje të vazhdueshme mjekësore.