Shtëpia që bllokoi transitin për Prizren, rrënohet pas 10 vitesh

Shtëpia që bllokoi transitin për Prizren, nisi të rrënohet mëngjesin e kësaj të shtune, pas gati 10 vjetësh që kur rruga mbeti në gjysmë për faj të saj.

E pa shtruar ishte veç hapësira përreth objektit, përkundër që rruga në të dyja anët u krye, e bile edhe u përurua para gati 8 vjetësh, por nuk u shfrytëzua.

Pas kaq kohësh u arrit marrëveshja e shpronësimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe familjes Kryeziu.

Ndërmjetësuesi i procesit, Luan Kryeziu, që është djali i vëllait të pronarit, tha se vonesat ishin si pasojë e mungesës së një zgjidhje të duhur nga udhëheqjet e kaluara komunale.

Në planet aktuale të komunës parashihet që rruga të jetë e shfrytëzueshme para verës.

Lexo edhe:  I riu në Prishtinë e bën nënën për spital, ushtron dhunë psikike edhe ndaj babait