Shtatorja e Adem Jasharit, vjen më 28 nëntor 2023 në Prishtinë

Ditëlindja e 68-të pritet që komandantin legjendar Adem Jashari ta gjejë me shtatore në kryeqytetin kosovar.

Për jetësimin e këtij projekti, Komuna e Prishtinës tashmë ka nis punën duke e futur në planifikimet financiare për vitin e ardhshëm.

E 28 nëntori 2023 parashihet si afati i përurimit të kësaj kërkesë të kamotshme të qytetarëve.

Lapidari do vendoset pranë godinës qeveritare deri kur sheshi të lidhet me Prishtinën e vjetër, ku do zë vend më pastaj, njofton Klan Kosova.

Veç përmendores do të ketë edhe objekte tjera përcjellëse.

Nderimi për themeluesin e UÇK-së, po i gëzon edhe shoqatat e dëshmorëve të luftës.

Nismën për shtatoren e Adem Jasharit e kishte marrë PDK-ja përmes asamblesë, derisa edhe tifo grupi “Plisat” kishte iniciuar një peticion

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është personi që dyshohet se u godit qëllimisht për vdekje në Pejë