Shtatë persona të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Istog
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes katër veturave në rrugën Istog – Rakosh më saktsisht në fshatin Shushicë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 15:00 në rrugën Istog-Rakosh në hyrje të fshatit Shushicë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku katër automjete janë të përfshira në këtë aksident dhe 7 persona kanë pësuar lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi./