Shtatë persona të armatosur sulmojnë tre zyrtarë në Skenderaj

Shtatë person në Skenderaj kanë sulmuar tre zyrtarë, ku sipas policisë, pesë nga të dyshuarit ishin të armatosur.

Policia ka bërë të ditur se zyrtarëve të sulmuar u  është ofruar tretmani mjekësor.

“Tri viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas viktimave, pesë (5) nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Rasti ne procedure hetimore, te dyshuarit ne kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  “Selam boni Agronit se kom me ia q* gruan edhe nanën, kom me iu kallë krejtve”/ 53-vjeçari kërcënon pronarin dhe stafin e marketit QTA në Mitrovicë