Shqiptarja martohet me një serb në Leposaviq: U takuam në Durrës, u martova me Dejanin për dashuri

Një shqiptare nga Durrësi, Mira Dreaj, u martua dje në Leposaviq me serbin Dejan Slavkoviq.

Ata u martuan në Kishën Ortodokse në Soçanicë, pasi që shqiptarja para pak kohësh ishte konvertuar në Ortodokse- raporton Kosovo Online.

Pas dasmës në kishë, ata kanë shëtitur nëpër rrugët e Leposaviqit, bile edhe pranë ndërtesës së komunës ku po vazhdojnë protestat e serbëve dhe ku është strehuar edhe kryetari i komunës Lulzim Hetemi.

Mira tha se ajo tani ndihet serbe, dhe se sipas saj ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë.

‘’ Unë u martova me Dejanin për dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri qe kanë origjinë serbe, dhe nuk e dinë, ose deri tani ata ishin të ndaluar ta dinin’’- tha Mira, gruaja nga Durrësi që u martua me serbin në Leposaviq.

Dhëndri, Dejani, tha se Mira i ka thënë se do t’i lindë fëmijët e tyre si ortodoksë, në Kosovë.

“Faleminderit Mira që pranove të bëhemi një. Edhe nëse Mira nuk do të kishte pranuar besimin tim, unë nuk do të isha zemëruar. Kjo ishe dëshira e saj. Kjo më tha mua- Unë dua t’i lind fëmijët e tu si ortodoksë në Kosovën tënde- dhe kjo më gëzoi shumë’’- tha serbi, Dejan.

Këtë fjalim serbi e dha teksa kaloi pranë pengesave ku po qëndrojnë trupat e KFOR-it, pranë ndërtesës së komunës ku po qëndron i ngujuar kryetari i ri tash e sa kohë.

Lexo edhe:  Vdes fëmija që u godit dje nga vetura në Korishë të Prizrenit