Shqiptari në mesin e kandidatëve për zgjedhjet Federale në Bruksel
Njëri nga kandidatët për zgjedhjet Federale në Bruksel, është shqiptar. Ai quhet Juxhin Gjoni.
31-vjeçari në një deklarim për Euronews, tha se beson se do të ketë një rritje të ekstremit të djathtë.
“Besoj do të kemi një rritje të ekstremit të djathtë dhe do kemi një rënie te partitë e majta, ekologjike, socialistët, shanset janë pak të vështira. Unë këtu prej 5 vitesh jam kryetar i partisë. Për herë të parë jam në një vend shumë të mirë brenda listës”, tha Gjoni.
Ai prej 5 vitesh është pjesë e partisë Envea.
“Është pak konservatore, që mban familjen vlerat traditat dhe është çështje emigracioni. Shohim që partitë e djathta krijojnë probleme që nuk pranojnë refugjatët. Mendoj se problemi fillon nga burimi, pse dikush duhet te iki nga vendi vet. Partitë e djathta dhe partia Envea mundohet të investoje te zgjidhja e problemit në vendburim”, tha 31-vjeçari.