Shqipëria sonte kundër Italisë fillon rrugëtimin në Evropain, 50 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadium

Sonte nga ora 21:00, Shqipëria fillon rrugëtimin e saj në Euro 2024.

Në stadiumin “Signal Iduna Park”, kuqezinjtë sfidën e parë e luajnë kundër Italisë, shkruan Reporteri.net.

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave kuq e zi, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.

Gjermani Felix Zwayer do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, që do të ndihmohet nga Stefan Lupp dhe Marco Achmuller.

Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, kurse asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert.

Holandezi Rob Dieperink, asisenti i dytë në dhomën VAR

Lexo edhe:  Protestë kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmani