Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Polonisë.
Kombëtarja shqiptare është në avantazh 1:0 kundër Polonisë pas 45 minutave të para të lojës.
Jasir Asani realizoi eurogolin nga një distancë e largët në portën polake në minutën e 38-të.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.
Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.