Shqipëria miraton rezolutën për Kosovën

Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar rezolutën në mbështetje të Kosovës pas sulmit agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit.

Rezoluta u miratua me 106 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe me një abstenim.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli, tha se Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë përherë me Kosovën, në ditë të mira dhe në kohë të vështira.

“Kosova mbetet projekti i madh strategjik i Shqipërisë dhe po aq mbetet projekti i madh sovraniteti dhe integriteti territorial i saj,”, tha ajo

(Foto ilustrim)

Lexo edhe:  Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit