Shqipe Selimi: Nuk isha familjarja e vetme që mungova në protestën kundër Speciales

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka treguar se pse nuk mori pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciales, e cila kishte për qëllim të denonconte padrejtësitë ndaj Rexhel Selimit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së.

Ndërsa ka shprehur indinjatën ndaj deputetëve që e kanë votuar në vitin 2015 Gjykatën Speciale, deputetja Selimi ka treguar se ajo nuk ishte familjarja e vetme që ka munguar.

Postimi i saj i plotë:

Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt:

82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale:

30 nga PDK

34 nga LDK

18 nga partitë e komuniteteve pakicë.

Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar.

E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje.

Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lexo edhe:  Lajmi i hidhur: Vdes i riu nga Mikushnica e Skenderajt