Shqetësuese: 16-vjeçarja shtatzënë dërgohet në QKUK për të lindur

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga QKUK-ja për të miturat që dërgohen në këtë institucion shëndetësor për të lindur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dhe, pasi një e mitur shtatzënë ishte dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se e mitura nga Kaçaniku është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe është pranuar dje në këtë klinikë.

Sipas të njëjtave burimeve, e mitura është shtatzënë me një 20-vjeçar, me të cilin bashkëjeton që nga fillimi i këtij viti.

Pasi vajza është pranuar për trajtim mjekësor, Policia është vënë në dijeni për rastin, me ç’rast njësitet policore janë aktivuar dhe kanë identifikuar personin e dyshuar, ndërkohë që kanë nisur hetime për veprën penale Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.

Lexo edhe:  Përfitimet shëndetësore që vijnë nga agjërimi