Shqetësuese: 15 vjeçari kosovar kapet me thikë në shkollë

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është parë së fundmi në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 15-vjeçar është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar thikën, teksa nxënësi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Lexo edhe:  Policia gjobit 2 persona, që po bënin gara në aksin Gjilan-Kamenicë