Shpërthim zjarri në Ministrinë e Drejtësisë
Raportohet të ketë shpërthyer një zjarr në Ministrinë e Drejtësisë.
Kështu ka konfirmuar vetëm para pak çastesh nga ky dikaster përmes një komunikate.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë, teksa kujtojmë se lajmi është në përditësim…
Njoftim
Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu.
Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit.