Shpërthim në Veri të Mitrovicës, dëmtohet një automjet dhe disa kamera të sigurisë

Një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicën Veriore. Shpërthimi ka ndodhur afër stacionit të Policisë në Veri, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një automjet privat si dhe disa kamera të sigurisë të cilat monitorohen nga Policia.

Sinjali ka kontaktuar edhe autoritetet e rendit për ta konfirmuar informacionin por deri më tani nuk kanë dhënë përgjigje.

Lexo edhe:  Dënohet me mbi 20 vjet burgim kosovari që e vrau tezakun në Gjakovë