Shpërthim në tregun e kafshëve në Prizren, disa të lënduar
Një granatë dore është hedhur pak çaste më parë në tregun e kafshëve në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi në një prononcim për Paparacin ka konfirmuar rastin.
“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granat dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia ka identifikuar është në kërkim të tre të dyshuarve” tha Bytyqi.
Bytyqi tha që ” 9 persona janë të lënduar dhe të gjithë po trajotohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.