Shpërndante përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet dhe pastaj lirohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të “Materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve” në Suharekë.
Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshimtë pasi që i njëjti në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërndarë materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  Konfiskohen mbi 2 mijë monedha 2 euroshe false në një market në Lipjan