Shpërndan fletushka si të sulmohet Policia, arrestohen 2 serbë – po intervistohen në Stacion

Persona të panjohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme në veri, kanë shpërndarë fletushka që tregojnë instruksione se si duhet vepruar serbët, kur shohin patrullën e policisë, si duhet vepruar kur shohin shërbyesin civil, si është më së lehti të thyhet automjeti i policisë, e gjithashtu kanë dhënë edhe udhëzim se si të bëhet një koktej molotovi.

E në lidhje me këtë Policia e Kosovës kishte nisur hetimet.

Burime të “Indeksonline”, bëjnë të ditur se në stacionin e policisë në veri, aktualisht janë duke u intervistuar dy serbë, të dyshuar për shprendarjen e këtyre fletushkave.

“Aktualisht jane duke u intervistu dy serb në stacionin e policisë në veri, për shpërndarje te fletushkave”, ka thënë ky burim.

Lexo edhe:  Varroset Molos Deliaj, i riu nga Gjakova që vdiq në aksidentin në Prizren