Shpërndahen pamje të Stacionit të Njësisë Kufitare Speciale në Jarinjë në Tiktok

Grupe të ndryshme dhe përdorues tjerë të internetit  kanë nisur të shpërndajnë disa pamje të Stacionit Policor të Njësive Speciale Kufitare të cilat janë vendosur në afërsi të Jarinjës e Bërnjakut.

Këto pamje kanë nisur të publikohen që nga mbrëmë nga përdorues serbë të rrjetit social “TikTok”.

Nga lartë është fokusuar edhe stacioni policor special kufitar që ka zënë vend në atë zonë që nga tetori i vitit të kaluar.

Në pamje shihen kontejnerët e vendosur të policisë, disa buldozerë e veturat si dhe autoblindat e policëve specialë.

Kujtojmë se KALLXO.com vitin e kaluar pati raportuar për 13 ditë nga vendet të cilat ishin barrikaduar në pjesën e veriut të Kosovës, ndërsa kishte raportuar për lëvizje të ndryshme dhe të dyshimta në kodrat që shihen nga Jarinja.

Nga aty persona të uniformuar u panë deri sa vëzhgonin edhe situatën që po zhvillohej në atë zonë. Madje në atë Kohë Serbia lëshoi në qarkullim edhe disa avionë ushtarak.

Në anën tjetër, sot në protestën e cila nisi në orën 13:00, dhjetëra pjesëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë nga Serbia, Bosnja e Mali i Zi u panë të maskuar dhe vështirë të identifikueshëm.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë me kamionetë, dy persona shoqërohen në Polici