Shpallet gjendje emergjente në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka marrë vendim që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës.

Kjo shkaku i situatës së rënduar pas reshjeve të shiut.

“Të dashur qytetarë,Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë.Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet.Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontrollë, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut.Në disa fshatra gjendja është jo e mirë, ndërkohë që ekipet dhe shërbimet komunale me makinerinë e punës po i trajtojnë me kujdes telashet e shkaktuara”, shkruan Nura.

Lexo edhe:  Kërcet grushti në një bilardo në Gjakovë, i dyshuari rrah viktimën dhe ik nga vendi i ngjarjes