Shoferi i dehur në Rahovec gjobitet dhe mbetet pa patentë shofer, kërcënon Policinë

Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Rahovec, ku Policia shoqëroi dy shoferë në stacion policor, si pasojë e një aksidenti trafiku në të cilin janë përfshirë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se njëri nga shoferët, i cili ishte në gjendje të dehur u fut në sherr me zyrtarët policorë, të cilët i kërcënoi pasi i shqiptuan gjobë. Për të mos mbaruar me kaq, të dyshuarit iu mor edhe patentë shoferi, çka e revoltoi atë edhe më shumë.

Për ta vënë situatën nën kontroll, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.

 

Lexo edhe:  23-vjeçari në Lipjan e bën për spital nënën e tij, vetë përfundon në pranga